Te fundit

Bulqize, dy familje po rrezikohen te ngelin pa shtepi.

Shtepia Mallkaster

Dy familje  AVDI Osmani dhe IZET  Osmani ne fshatin Mallkaster  te njesise Administrative Gjorice, rrezikojne te mbeten pa shtepi.  Shkak I kesaj situate eshte bere rreshqitja e tokes nga reshjet e shiut,  Aktualisht muret e ketyre shtepive, kane pesuar demtime te medha si pasoje e rreshkitjes se tokes. Per keto dy familje jetesa eshte mjafte e veshtire, pasi, veç te ardhurave te pakta ekonomike prej 50 mije lekesh  te vjetra ndihme ekonomike, ata tashme rrezikojne te mbeten edhe pa shtepi ku te fusin koken. Sipas kryefamiliarit Avdi  Osmani shkak i rreshqitjes se tokes, ka ardhur edhe si pasoje e shfrytezimit te inereteve  ne zallin e Okshtunit, ku prej tre vjetesh firma te ndryshme kane vijuar te marrin inertet ne kete zall.Jetojme nen ankthin e rrezikut  te shembjes se shtepive.  Kemi kerkuar ndihme nga bashkia, por e vetmja  pergjigje qe na kane dhene, ka qene qe duhet te largohesh sa me pare.    Ne vitin 2008 Avdiu  u mundua te beje nje ndertese  te re ku dhe shpenzoi  rreth 8 milion lek,ne pamundesi ekonomike ajo ngeli pa u mbaruar, por edhe ajo  pati fatin e dy shtepive te tjera.Ne mungese te kushteve ekonomike dhe  mosfunksionimit te rruges automobilistike ne kete fshat, eshte “shuar” edhe enderra e femijeve per tu arsimuar.Shkelqim Osmani  sapo ka mbushur 19 vjec ai nuk ka mundur te vazhdoje shkollen e mesme.  Jo vetem qe nuk kemi mundesi ekonomike shprehet ai, por per te vazhduar shkollen e mesme, na duhet qe te udhetojme rreth 5 ore vajtje ardhje ne kembe mes malesh, ku shpesh here jemi kercenuar edhe nga kafshet e egra.