Te fundit

Bulqizë, dy mjek të rinj në spital

Mjeket

  Dy mjek të rinj i janë shtuar shërbimit spitalor në Bulqizë. Tashmë gratë e Bulqizës do të marrin në spitalin e tyre shërbimin obstetër-gjinekologjik, pas emërimit të mjekes obstetërgjinekologe, Blerina Zhuka dhe mjekes Jonida Klosi e specializuar në mjekësi interne. Drejtori i Spitalit të Bulqizës, Haziz Jella tha se me afrimin e këtyre dy mjekeve, tashmë qytetarët do të kenë mundësinë të marrin edhe këto dy shërbime në spital, pa qenë nevoja të udhëtojnë drejt Peshkopisë apo Tiranës  Duke qenë se ka munguar prej vitesh shërbimi obstetër-gjinekologjik në spitalin e Bulqizës, jashtë kameras mjeket thanë se mjetet e nevojshme janë shumë të amortizuara.