Te fundit

Bulqize. Familja gjikola ne Sopot jeton jasht çdo limiti jetesor

 

Familja GjikolaJetesa e familjes Gjikola ne fshatin Sopot te njesise Administrative Zerqan te Bashkise Bulqize tashme e kalon çdo limit.Malvina Gjikola nena e kater femijeve jetim pasi bashkeshorti  i saj nderroi jete dy vjet me pare,po jeton ne varferi ekstreme.Te ardhurat per kete familje jane vetem 150 mije lek te vjetra.Me nisjen e reshjeve te debores shtepia e familjes prej 5 anetaresh eshte totalisht e amortizuar,ajo çka bie jashte futet edhe brenda.E gjithe suvaja e tavanit te kesaj shtepie eshte e demtuar,ku gjate shembjes nga largeshtira shpesh shkeputet nga tavani, duke rene mbi femijet. Nena e  kater femijeve Malvina shprehet se jetesa eshte mjaft e veshtire, ne kete banese, shpesh flejme ne pjesen e shtepise ku eshte pak me e sigurete. E vetmja thirrje per te eshte ndertimi i nje dhome qe femijet e saj te jene te sigurte.Femijet e Malvines tregojne se gjate nje nate kur po flinim  u shkeput nje cope suvaje nga tavani duke na rene ne koke. Çdo dite femijeve te kesaj familje,u duhet te perballen me temperaturat e ftohta dhe ujit i cili ka pushtuar te gjithe shtepine ata bejne apel per ndihme. Edhe pse nena e kater femijeve eshte drejtuar prane bashkise ende nuk ka marre asnje zgjidhje