Te fundit

Bulqize, familja Koxha  jetese ne kushtet e varferise ekstreme

Nje  familje ne fshatin  Gjorice  te njesise atministative  Gjorice prej vitesh po jeton ne kushte mjaft te veshtira,ajo eshte familja  e Adil  dhe Selvie Koxha  bashke me 5 femijet e tyre , te cilet pervec kushteve te veshtira cifti Koxha   kane edhe   probleme me shendetin. Kesaj familje I mungojne kushtet me minimale per jetese, perfshire edhe ate te nje banese per te futur koken, pasi aktulisht banesa e tyre jo vetem qe nuk ploteson asnje nga kushtet normale per jetese, por eshte edhe teresisht e rrenuar dhe amortizuar.  Gjithe te ardhurat e kesaj familje, permblidhen vetem 95 mije leke te vjetra qe marrin nga Bashkia Bulqize.Kushtet e e veshtira te kesaj familje ka bere qe femijet te nderpresin edhe shkollen,te vetmit qe shkojne me nderpreje per shkak se nuk I perballojne dot jane vetem dy femijete vegje te kesaj familje.Ne banesen ku jetojne tani  jane munduar te improvizojne nje kuzhine , ku siper sobes  nuk ka asgje per te gatuar pervec nje tepsie me buken e fundit.  Çdo gje ne kete familje vret, pa banjo, dritare pa xhama, por me plasmas dhe kompesata, pa shtresa fjetje, vetem nje dhome krejt e nxire, qe ngjallin veçse trishtim,ku perveç varferise u dihet te perballen edhe me temperaturat e uleta. Selvija e cila nuk eshte edhe afte per pune tregon se kushtet e familjes se saj jane mjafte te veshtira,kudo pikon çatia shprehet ajo,ndaj kerkon ndihme.I afemi I tyre Neki Miftari shprehet se familja ka nevoje per nje shtepi te re pasi,eshte ne varferi te tejskashme,te vetmen banese ku po jeton kjo familje  e kane  ndertuar  vete banoret,ndaj ben thirrje qe shteti te marre masa pasi kjo famijle po rrezikohet cdo dite. Zhuljetata Deda drejtoreshe e sherbimit social prane Bashkise Bulqize pranon qe kjo eshte nje familje  ekstremisht ne nevoje ,dhe se ne si bashki kemi derguar shkrese drejt drejtorise se financave per ti larguar nga ajo banese,duke I derguar ato ne nje banese ku bashkia ka ne projekt per rehabilitimin e e kesaj familjeve dhe te tjerave ne nevoje.Nder te tjera Drejtoresh Deda u shpreh se vete kryetari I Bashkise ka marre persiper mbeshtetjen per ndertimin e e nje shtepia te re per kete familje.