Te fundit

Bulqizë, fermerëve te Gjoricës i mbeten prodhimet stog

gjorica

  Fermerët e Bulqizës po përballen me mungesën e tregut të prodhimeve të tyre. Edhe pse vitin që shkoi ka patur superprodhim, ai ka mbetur stog pa shitur. Një ndër ta është edhe fermeri Xhavit Muka nga fshati Çerenec i Sipërm në Njësinë Administrative Gjoricë në Bashkinë Bulqizë. Xhaviti thotë se është kthyer nga emigrimi në itali dhe ka krijuar plantacione të mëdha me mollë, arra e qershi. Por edhe pse ka patur superprodhim, ai është përballur me mungesë tregu, pasi sipas tij prodhimi maqedonas hyn me çmim më të lire.Duke parë se çdo vit prodhimet e tij po kalben e nuk po shiten, Xhavit Muka thotë se do të rikthehet bashkë me familjen në itali. Ai u shpreh gjithashtu se është dashur të paguajë punëtor për mbledhjen e prodhimit, ndërsa paguan tani edhe për hedhjen e tij në lumin Drin. Roland Miftari banorë i fshatit Çerenec i Sipërm, thotë se ka punuar për mbledhjen e gjithë prodhimit, e tani po punon për hedhjen e tij në lum, pasi nuk ka patur treg shitje. Si fermeri Xhavit Muka, janë me dhjetra në fshatrat e Bulqizës të cilët nuk kanë mundur t’i shesin prodhimet e tyre. Mungesa edhe e frigoriferëve, ka bërë që ato t’i derdhin në lumin Drin.