Te fundit

Bulqizë/ Festohet 19 vjetori i TVBulqiza.

BTV
Në një ceremoni të thjeshtë, organizuar nga drejtuesit e TVbulqizës, Edmond dhe Mentie Isaku, është festuar 19 vjetori I hapjes së TVBulqizës. Morën pjesë punonjësit e TV valor dhe kabllor të Bulqizës, të cilët fillimisht shkuan në zyrën e drejtuesit të këtij televizioni Edmond Isku, për ti uruar atij dhe bashkëshortes, “gëzuar 19 vjetorin e hapjes së këtij televizioni. Mes emocionesh për rrugëtimin e vështirë mediatik të televizionit në jo pak, por rreth 2 dekada, mes modestisë dhe thjeshtësisë që I karakterizon, çifti I bashkëshortëve Isaku, ka rrëfyer rrugëtimin e vështirë në tregun mediatik, por njëherësh edhe krenar për arritjet dhe vlerësimet e marra.
Me këtë rast nga çifti I bashkëshortëve Isaku, është shtruar një drekë për stafin e këtij televizioni, ku pjesmarrësit kanë shprehur kujtimet dhe urimet e tyre të përzemërta për rrugëtimin 19 vjeçar të këtij televizioni, që është dhe mbetet një dritare e rëndësishme për informimin e publikut