Te fundit

Bulqize/ Fondacioni “Bashkojme Vlerat e Natyres me Njerezit” CNVP Shqiperi, takim diskutues per menaxhimin e qendrueshem te pyjeve ne nivel bashkie.

Pyjet
Ne kuader te decentralizimit se reformes territoriale,ku tashme mbi 80% te pyjeve jane transferuar ne pronesi te bashkive, CNVP ka mbeshtetur rritjen e kapaciteteve te 22 Bashkive ne Shqiperi,perfshire ketu edhe Bashkine Bulqiz.Fondacioni “Bashkojme Vlerat e Natyres me Njerezit” CNVP Shqiperi, ne bashkepunim me Ministrine e Mjedisit dhe Federaten Kombetare te Pyjeve dhe Kullotave Komunale, ka organizuar nje takim diskutues per “menaxhimin e qendrueshem te pyjeve ne nivel bashkiak”. Takimi ku moren pjese perfaqesues te bashkive te Veriut te vendit tone, eshte zhvilluar ne Njesine Administrative Zerqan, te bashkise Bulqize dhe eshte mbeshtetur nga ambasada suedeze Shqiperi. Ne kete takim, I cili perkoje edhe me Diten Boterore te Mjedisit, veç perfaqesuesve te bashkive, moren pjese edhe profesore te Fakultetit te Pyjeve ne Universitetin Bujqesor te Tiranes, perfaqesues nga Zyra e Projektit te Sherbimeve Mjedisore, drejtues te zonave te mbrojtura, Inspektore shteterore te mjedisit dhe Federatat Rajonale. Qellimi I ketij takimi, ishte diskutimi dhe ndarja e pervojave nga bashkite dhe aktoret e tjere vendore, ne lidhje me sfidat dhe mundesite e menaxhimit te pyjeve ne nivel bashkie, u tha ne fjalen e hapjes se ketij takimi,Perfaqesuesi I bashkise Has dha pervojen e kesaj bashkie, per planifikimin dhe menaxhimin e pyjeve. Specialisti I mirnjohur I pyjeve Prof, Haki Kola, referoi per te pranishmit kumtesen “Menaxhimi I pyjeve cungishte, sipas politikave dhe programeve te zhvillimit rural, te bashkimit Europian”, I cili u ndoq me mjaft interes nga te pranishmit.Me pas pjesmarresit ne kete takim, vizituan punimet e PSHM ne Zerqan dhe pyllin e familjes ne fshatin Sopot. Per me hollesi ne lidhje me zhvillimin e ketij takimi, intervistuam drejtorin e CNVP Shqiperi, Janaq Male.