Te fundit

BULQIZE.FONDACIONI “JANGULLI” SHTRON IFTARË PËR AGJËRUESIT

Iftari
Tashmë në muajin e madhërueshëm të Ramazanit është kthyer në traditë që për agjëruesit e besimit islam të shtrohen iftar nga persona apo isntitucione të ndryshme. Fondacioni “Jangulli” në Bulqizë shtroi një iftar për agjëruesit që frekuentojnë xhaminë e Bulqizës. Rreth 300 besimtarë e besimtare që kanë sakrifikuar me agjërim në këtë muaj të shenjtë, iu bashkuan këtij iftari. Fjalën e rastit e mbajti Myftiui Bulqizës, Sejdin Strazimiri: I pranishëm në këtë iftar ishte edhe imami i Xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë, Ahmed Kalaja, mbajti një ligjëratë për rëndësinë e agjërimit dhe iftarit të shtruar nga fondacioni “Jangulli” në Bulqizë Besimtarët e Bulqizës kanë ndoshta një sakrificë të dyfishtë në muajin e shenjtë të Ramazanit pasi pjesa më e madhe e tyre gjatë ditës punojnë në galeri, edhe pse duhet të rrinë pa ngrënë nga mëngjesi deri në mbrëmje.