Te fundit

Bulqizë, Fushata zgjedhore 2017, vijojnë takimet e kandidatëve të LSI-së me banorët.

LSI Takim ne lagjet e qytetit
Kandidatet per deputet te Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim te qarkut Diber, vijojnë turin electoral për zgjedhjet e 25 qershorit, ku shpalosin përpara banorëve programin elektoral të LSI-së për këto zgjedhje. Kështu kandidatët të fokusuar në Bulqizë, Përparim Spahiu dhe Nedion Muca, kanë realizuar një seri takimesh në qytetin e Bulqizës si;- Lagjen Gjeologu, Minatori dhe Lagjen e Re. Në këto takime ata shoqëroheshin edhe nga kryetari I Degës së LSI, Blendi Gurra dhe kryebashkiaku Melaim Damzi, I cili në fjalën e tij falenderoi banorët për pjesmarrjen dhe shprehu besimin se vota e tyre më 25 qershor do të jetë për LSI Kandidati Përparim Spahiu, shpalosi para banorëve të qytetit, në vija të përgjithshme programin ekonomik të LSI-së për nxjerrjen e vendit nga varfëria nëpërmjet hapjes së vendeve të punës, dhe ulje të taksave. Ndërkohë ai premtoi se do jetë një zë I fortë në parlamentin e ri, për dhënien e statusit të minatorit, mbështetje e fuqishme për ndërtimin e Rrugës së Arbërit, rrugëve brënda qytetit të Bulqizës, si dhe rikthimin e Spitalit të Bulqizës në eficencë të plotë me mjekë specialist të nevojshëm.