Te fundit

Bulqizë, gruaja e qëlloi me thikë, burri: ja kam falur!

download (4)

Enver Basha u qëllua me thikë në gjumë dy ditë më parë nga gruaja e tij.
Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Peshkopisë dhe është shprehur për “Panoramën” se ja ka falur këtë veprim gruas së tij, Rudinës.
Prej 15 vitesh Basha jetonte bashkë me Rudinën dhe një grua tjetër.
Ngjarja ndodhi në “Lagjen e re” të Bulqizës dhe fatmirësisht, 45 ¬vjeçari ka arritur t’u mbijetojë plagëve të rënda.
Ndërsa gruaja e tij, Rudina Basha, 36 vjeçe, dhe nënë e gjashtë djemve është arrestuar.
Besnik Basha kishte me gruan e dytë, Rudina Basha, gjashtë fëmijë, të gjithë djem.
Më i madhi është 14 vjeç dhe më i vogli 5 vjeç. Ata janë martuar 15 vjet më parë, në vitin 2001.
Sakaq me gruan e parë ai kishte dy vajza dhe dy djem. Fëmija më i madh i gruas së parë është 22 vjeç dhe më i vogli 12 vjeç.
Me gruan e parë Besniku ishte martuar në vjeshtën e vitit 1993, por siç mësohet, nuk kishte kryer celebrim me të. Banorë të fshatit të tij thonë se Besnik Basha ishte “betuar” se do të merrte deri në shtatë gra, siç thuhet në Kuran.

Ai ishte besimtar mysliman, me mjekër, ndërkohë që edhe gruaja e tij e dytë mbante ferexhe.
Gruaja e ligjshme, Rudina, prej kohësh kishte mosmarrëveshje dhe konflikte me bashkëshortin, lindur e banues në fshatin Dragu të njësisë administrative Fushë-Bulqizë.

Basha i mbante të dyja gratë në banesën e tij, në fshatin Dragu dhe me sa duket, ajo nuk e ka kapërdirë dot më faktin se i shoqi bënte më shumë për gruan e parë.
Referuar riteve të hershme, ai kishte caktuar një “kalendar” për të fjetur me dy gratë, herë me njërën e herë me tjetrën.
Me siguri kjo gjë ka shkaktuar xhelozi te 36¬ vjeçarja. Të afërm të saj i thanë Policisë se Rudina kohët e fundit ishte rënduar psikologjikisht për shkak të debateve në familje. Banorë të fshatit malor bënë të ditur se dy muaj më parë, Rudina Basha e kishte braktisur bashkëshortin Besnik Basha dhe ishte vendosur në një shtëpi me qira në Qytetin e Ri, në Bulqizë.
“Rudina, pas sherrit që pati me burrin dhe gruan e parë të tij, u largua nga fshati. Nuk duroi varfërinë dhe keqtrajtimin e tij. Donte të rriste fëmijët. U largua pa bërë zë, pa u ndjerë”, thanë banorë të fshatit Dragu.

Rudina pasi u vendos në qytetin e Bulqizës, nisi kujdesin për gjashtë djemtë e saj, më i madhi 14 vjeç dhe i vogli 5 vjeç. Grumbullonte krom, trajtohej me ndihmë ekonomike nga bashkia dhe ndihmohej nga të afërmit.

/ tvbulqiza.al