Te fundit

BULQIZË, HAPSIRAT PUBLIKE PUSHTOHEN NGA DRUTË E ZJARRIT

Drute

  Ashtu siç ka ndodhur me qytetin e Peshkopisë, edhe ai i Bulqizës është i pushtuar nga drutë e zjarrit. Hapsirat mes pallateve janë të mbushura me grumbuj të mëdha drush, të cilat qytetarët i kanë siguruar për stinën e dimrit. Vetë qytetarët thonë se ngrohja me dru zjarri është më e mirë dhe me kosto më të ulët se me energji elektrike. Por prania e madhe e druve të zjarrit ka zaptuar hapsirat pbulike. Qytetarët thonë se janë të detyruar t’i mbajnë aty pasi nuk kanë ambjente të tjera, ndërsa nuk mund të rrezikojnë t’i mbajnë në pallate  Më problem mbetet për fëmijët të cilët në vend që të shfrytëzojnë hapsirat publike për të luajtur, përdorin rrugët njëherësh me makiat. Por ata thonë se rrezik është të luash edhe përreth grumbujve të druve pasi mund të rrezikojnë shembjen mbi ta Bulqiza dhe Peshkopia janë dy ndër qytetet që në stinën e dimrit temperaturat zbresin shumë gradë nën zero, e për këtë arsye nevoja e ngrohjes është e madhe.