Te fundit

BULQIZË. I jepet titulli “Qytetar Nderi” pas vdekjes Intelektualit dhe drejtuesit Isuf Koçi

 

Isuf Koci

Ne sallen e shfaqjeve te qendres kulturore Bulqize eshte zhvilluar ceremonia e dhenjes se titullit “Qytetar Nderi”pas vdekjes, intelektualit dhe drejtuesit,djalit te Bulqizes Isuf Koci. Ne kete ceremoni moren pjese mjaft qytetare,bashkepunetore te Isufit,drejtues te kohes, familjare dhe te ftuar te tjere.Mori pjese edhe kryetari I bashkise Melaim Damzi,Kryetari I keshillit Bashkiak Gazmend Kenga,ish drejtori I minieres miku I Bulqizes Martin Cukalla dhe personalitete te tjera te artit dhe letersise.Takimin e hapi perfaqesuesi I zyres social kulturore prane Bashkise Erblin Novaku I cili ftoi kryetarin e keshillit Bashkiak Gazmend Kenga per te bere pershendetjen e rastit ne emer te keshillit bashkiak, dhe per te prezantuar vendimin e ketij keshilli dhe motivacionin e dekorimit .Me pas Kryetari i Bashkise Bulqize Melaim Damzi, pasi kerkoi nje minut heshtje nga te pranishmit ,beri nje prezantim te figures dhe punes se bere nga  Isuf Koci .Titulli Qytetar Nderi ju dorezua, njerit nga pjestaret e familjes dhe pikerisht djalit te tij  I cili mes emocioneve falenderoi keshillin bashkiak per nderin e dhene per babain e tij,  Kjo dekorate ju dorezua  nga bashkepunetori I ngushte tij Martin Cukalla.  Me pas dhane kujtimet e tyre edhe shume bashkekohes te tij te cilet sollen mbresat e tyre per punen e bere nga Isufi ,si, studjusi Haziz Keta,mesuesi Fiqiri Alliu si dhe vellai I tij ingjinieri,biznesmeni dhe drejtuesi I fabrikes se pasurimit te kromit Bukurosh Koci. Ne fund familja dha nje dreke per te pranishmit ku edhe ketu nuk munguan kujtimet per figuren e Intelektualit dhe drejtuesit Isuf Koci