Te fundit

BULQIZE.INSTITUCIONET PARASHKOLLORE PERDORIN UJE TE BLERE

KOPSHTI

Situata e ujit te pishem ne Bulqize  ka alarmuar edhe institucionet arsimore, kryesisht ato parashkollore. Në kopshtin “Eleni Kola” në lagjen e vjetër të Bulqizës, fëmijëve iu jepet ujë i blerë nga frika se mos helmohen. Drejtoresha e këtij Kopshti, Zene Llaka, tha se gjatë këtyre ditëve ka patur mungesa të fëmijëve, por prindërit nuk kanë dhënë arsye. Megjithatë, ajo shprehet se për sigurinë e fëmijëve, uji për pirje blihet, ndërsa për gatim përdoret ai i rrjetit pasi vlohet Megjithëse një ditë më parë ISHP deklaroi se uji i rrjetit nuk ka ndotje mikrobiale, priten analizat fiziko-kimike dhe ato toksikologjike për të vërtetuar që helmimi i rreth 120 personave nuk ka ardhur nga uji i rrjetit.