Te fundit

Bulqize.Jetese mes varferise dhe pasojave te termetit

Familja Keta

 

Shume familje ne Bulqize jetojne mes skamjes dhe varferise.Nje nga keto familje eshte edhe rasti i familjes Bashkim e Drita Keta ne fshatin Sopot ne njesine Administrative Zerqan te bashkise Bulqize.Termeti i rene pak dite me pare pothuajse e ka bere te pa banueshme shtepine ku jetojne dy prinderit Keta me djalin e tyre 13 vjeçar.Prej nje viti tashme kjo familje jeton ne kushte mjaft te veshtira pasi kryefamiljari nuk mund te punoje per shkak te nje paralize ne kembe,gje qe ka bere te mos kete mundesi te riparoje sadopak shtepine.Per Driten bashkeshorten e Bashkimit,jeta eshte bere edhe me e veshtire,ku pervec gjithe veshteresive ekonomike,i duhet ti beje dhe sherbim bashkeshortit te paralizuar.Ma ka shkaterruar termeti shtepine shprehet bashkeshortja Drita,po jetoj vetem me nje ndihme ekonomike,nuk kam asnje lloj kushti per te jetuar,pasi burrin tashme e kam invalid.Pjesen me te madhe te kohes qendrojme jashte nga frika se mos rrezohet shtepia.Nuk kemi mundesi per te shkuar ne spital per tu kuruar,shprehen dy prinderit pasi me 39 mije lek te vjetra nuk i perballojme dot.Jam drejtuar institucioneve per ti lidhur kempin bashkeshortit thote ajo por deri tani asnje rrugezgjidhje nuk na kane dhene. Ata i bejne thirrje shtetit qe te vere dore pasi nuk mund te jetojme ne kete gjendje