Te fundit

Bulqize, komisariati I policies feston 104 vjetorin e krijimit te policise shqiptare.

Policia Bulqize
Si kudo në vendin tonë edhe policia e Bulqizës ka festuar në ditën e sotme 104 vjetorin e krijimit të policisë shqiptare. Ceremonia e festimit është zhvilluar në ambientet e komisariatit të Bulqizës. Fillimisht para komisariatit është zhvilluar ceremonia e ngritjes së flamurit dhe më pas festa ka vijuar në një nga ambientet e brëndëshme të komisariatit.
Përveç efektivëve të policisë morën pjesë edhe nënprefekti I rrethit Avni Muliu, nënkryetari I bashkisë Adhurim Lika, si dhe veteranë ish efektiv të policisë ndër vite. Fjalën përshëndetëse në këtë ceremoni e mbajti shefi referent I zbatimit të vendimeve të këtij komisariati Latif Dedja, I cili vlerësoi arritjet e policisë gjatë vitit 2016-të. Ai vlerësoi ndër të tjera se gjatë vitit që sapo lamë pas, zbulueshmëria e veprave penale është rritur me 10 për qind krahasuar me vitin paraardhës
Përshëndetën me këtë rast edhe Nënprefekti Avni Muliu dhe nënkryetari I bashkisë Adhurim Lika, si dhe Abdulla Dervishi ish polic I këtij komisariati
Në fund për të pranishmit u dha edhe një kooktejl nga ana e komisariatit të policisë.