Te fundit

Bulqize/ Kuvendi I Shqiperise, forum per forcimin e rolit dhe bashkepunimit ndermjet Shoqerise Civile dhe Parlamentit.

Takimi i deputeteve
Kuvendi I Republikes se Shqiperise me mbeshtetjen e Prezences se OSBE-se, kane organizuar ne Bulqize, nje forum per forcimin e rolit dhe bashkepunimit ndermjet Shoqerise Civile dhe Parlamentit. Takimi u zhvillua ne nje nga sallat e Pallatit te KUltures Bulqize. Moren pjese deputetet e Qarkut Diber, Perparim Spahiu, Roland Keta, Dhurata Çupi, Shkelqim Cani dhe Ulsi Manja, si dhe anetare te shoqerise civile dhe grupeve te interesit ne Qarkun e Dibres. Ne fjalen e tyre deputetet e vune theksin tek rendesia e madhe qe ka degjimi I Shoqerise Civile dhe grupeve te interesit, para hartimit te projektvendimeve per t’I sjelle ata ne Parlament. Dhe pikerisht per kete , thane deputetet, duhet te ndertojme urat e bashkepunimit midis Parlamentit dhe Shoqerise Civile. Keshtu deputeti Perparim Spahiu, duke marre si shembull ligjin e fundit te miratuar ne Kuvend per importin e mbetjeve, tha nder te tjera se do ishte shume me mire qe ky ligj para se te miratohej te diskutohej me Shoqerise Civile per te marre edhe mendimin e saj dhe te grupeve te interesit
Gjithsesi takimi vleresoi se urat e bashkepunimit mes Parlamentit dhe Shoqerise Civile, mund dhe duhet te ngrihen ne nje nivel edhe me te larte. Per kete u tha se Kuvendi ne bashkepunim me organet e pushtetit vendor, hap ne çdo rreth te vendit zyra te veçanta per deputetet e mazhorances dhe opozites. Kuvendi emeron ne zyrat perkatese nje specialist dhe pais zyrat me mjetet e nevojshme te punes, ku qytetaret komunikojne direct me deputetet pa dallime partiake per problematikat qe kane, per tu dhene atyre zgjidhjen e duhur.