Te fundit

Bulqizë, mbipopullohet spitali, situata alarmante

Spitali

  Një situatë alarmante është krijuar në spitalin e Bulqizës për shkak të numrit të lartë të të prekurve nga virozat stinore. Në këtë spital mjekët thonë se gjendja është alarmante, pasi jo vetëm që fluksi është i lartë, por është i papërballueshëm për t’i mbajtur nën regjim spitalor. Gjatë kësaj të hëne, të gjitha dhomat e spitalit si dhe koridoret ishin të tejmbushura me qytetar nga të gjitha grupmoshat. Në shtretër janë vendosur nga dy persona për shkak të numrit të lartë të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Mjeku Shahin Kaja në spitalin e Bulqizës, tha se numri të prekurve është katërfishuar dhe se është e pamundur që të përballohet me shtretërit që ofron spitali. Ai shtoi se një pjesë të madhe të pacientëve i largojnë pa u shëruar mirë, pëër tju liruar vend të tjerëve që vijnë.Kaja tha se nga të gjitha rastet e paraqitura deri tani, nuk ka asnjë rast të dyshuar me simptomat e gripit të derrit