Te fundit

Bulqize, mbrojtja e pyjeve: “Proteste dhe turizem”

turizmi
Nje grup te rinjsh nga Bulqiza, kane zhvilluan nje tour proteste ne zonen e njohur si “sheshe Bulqize”. Ky tour nisi turizem per ti thene ndal prejes se pyjeve ne zonen e Sheheve te Bulqizes,ku banoret e kater fshatrave po protestojne prej kohesh kunder firmes koncensionare.Kjo zone pyjore eshte dhene me koncesion per shfrytezin e pyjeve nga Ministria e Mjedisit ne vitin 2015, por banoret kane pothuajse kater vite qe protestojne per mos lejimin e nje gjeje te tille, pasi kjo do te shkaktonte nje masaker mjedisore ne kete zone dhe humbjen e nje potenciali turistik. Te rinjte qe moren pjese ne kete tour proteste vizituan edhe “Gurin e Vashes”, me nje simbolike shume interesante per kete zone, vendosur mes nje pllaje, rrethuar nga e vetmja kurore e gjelbert mbetur ne Bulqize. Te rinjte me kete rast bene thirrje qe qeveria te terhiqet nga nje koncesion i tille, pasi kjo zone ne te ardhmen mund te kthehej ne nje atraksion turistik per turistet e huaj dhe vendas. “Duhet me shume pune ne promovimin e kesaj zone. Sheshe Bulqize ka nje potencial turistik qe mund te shfrytezohet ne kater stinet e vitit, ne ate qe quhet edhe si turizmi i aventures. Ka shume faktore qe jane pengues ne kete drejtim, ku me kryesorja eshte infrastruktura rrugore dhe industria e sherbimeve qe ende nuk jane ne nivelin e duhur”, u shpreh Sami Curri, banore i zones. “Kam punuar per disa vite ne Greqi ne perpunimin e drurit, kemi 6 muaj qe nuk punojme me sepse fshati nuk na lejon qe te punojme, ketu behet masaker” u shpreh Benard Dani, banore i zones. “Kjo zone ka te gjitha potencialet e mundshme per zhvillimin e turizmit, ku mund te gjesh çdo gje qe mund ta gjesh edhe ne Valbone apo diku tjeter”, u shpreh Roland Debreshi, banore i zones.