Te fundit

Bulqize.Minatoret proteste per statusin.

Protesta

Dhjetera minator dhe pensioniste,banore te qytetit te Bulqizes  jane ngritur ne proteste mbasditen e soteme ne pedonalen e qytetit. Nje nder pikat kryesore te proteses se minatoreve ishte Statusi i Minatorit dhe taksat e larta qe po I varferojne qytetaret cdo dite.Sipas minatoreve premtimi i dhene prej vitesh nga te gjitha partite per kete status,nuk eshte mbajtur.Minatoret shprehen se kushtet e punes ne miniere jane mjaf te veshtira ,ku nuk kane munguar edhe aksidentet deri me pasoje vdekjen.Minatoret kercenojne me greve urie nese nuk plotesohen kushtet e punes dhe nuk miratohet Statusi i minatorit