Te fundit

Bulqize: Ministri I Brendshem Lleshaj:Do perballen me ligjin,ata qe po shkaterrojne territorin.

Pas takimeve ne Burrel,Klos dhe Peshkopi Ministri I Bredshem Sander Lleshai I shoqeruar nga Prefekti I Qarkut Nexhbedin Shehu,Drejtori I        pergjitheshem I policies se shtetit Ardi Veliu,drejtoresha e IKMT Dallendyshe Bicaj,ndalesen e fundit e beri ne qytetin minator te Bulqizes.   Ai dhe ekipi qe e shoqeronte u prit nga kryebashkiaku I Bulqizes Lefter Alla dhe drejtues te tjere te institucioneve te rrethit te Bulqizes ne nje ambjent piktoresk ne natyren e bukur tek pishat.Ne fillim pasi I uroj mireseardhjen kryetari I bashkise Alla parashtroj perpara te pranishmeve nje pasaporte njohje per bashkine Bulqize.  Gjatë fjales se tij,Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u ndal  tek dëmet që shkaktohen në mjedis nga subjektet minerare që shrytëzojnë nëntokën e Bulqizës. Perveç shume problemeve qe ka prodhuar kromi, ne vend qe te prodhonte mireqenie per Bulqizen e per Shqiperine, ne aspektin e kriminalitetit, ne aspekte te tjera, ka prodhuar dhe probleme te medha edhe ne fushen e mjedisit. Hedhje pafund e asaj qe tepron atje ku ta kesh me te lehte, por kjo nuk eshte rruga. Nuk eshte menyra per t’u sjelle me pergjegjesi ndaj vendit tend. Nuk mund ta hedhim ate qe tepron ne vendin me te afert te mundshem, ne qofte se duam t’i themi vetes njerez dhe qytetare te nje vendi europian. Duke vijuar me tej  Lleshaj kërkoi të bëhen kontrolle të shumta edhe në pyje, për të parabndaluar prerjet dhe gjuetinë e paligjshme, si dhe zjarrvëniet e qëllimshme. Këto sipas tij dnikojnë rëndë në uljen e imazhit të vendit tonë për të gjithë të huajt që duhet ta vizitojnë për turizëm. Çeshtja e fundit qe dua te shtroj me ju tha ne vijim Lleshaj,ka te beje me angazhimin e strukturave tona ne kuader te nje plani kombetar per te çrrenjosur kanabisin nga Shqiperia, si nje fenomen qe e ka shqetesuar Shqiperine prej shume vitesh, ka prodhuar efekte te demshme, duke demtuar rende edhe imazhin e Shqiperise padrejtesish