Te fundit

Bulqizë, Ministrja Gjermeni inspektim fondeve të zhvillimit urban për bashkinë.

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, ka vizituar qytetin e Bulqizës, për të parë nga afër realizimin e investimeve të dhëna nga Fondi i Zhvillimit Rural për projektin e Pedonales së qytetit dhe Unazën e Poshtme. Takimin e parë ministrja Gjermeni, e zhvilloi me kryetarin e Bashkisë Zotin Melaim Damzi në zyrën e tij, ku kryebashkiaku e informoi për dëmet që shkaktuan reshjet e fundvitit të kaluar në këtë bashki, si në infrastrukturën rrugore, bujqësi, etj. Më pas zonja Gjermeni e shoqëruar nga kryetari I bashkisë, inspektoi realizimin e punimeve të Pedonales dhe Unazës së Poshtme të qytetit. Në fund të këtij inspektimi, kryetari I Bashkisë dhe ministrja dhanë një konferencë për shtypin