Te fundit

BULQIZË. MUNGON SINJALISTIKA RRUGORE BRENDA  NË QYTET

Rruga

Mungesa e sinjalistikes rrugore ne rruget e brendeshme te qytetit te Bulqizes eshte kthyer ne nje problem serjoz, sidomos nga  parkimet ne te dy krahet  e rruges,por jo vetem,pasi  edhe ne rrugen  kryesore  prane stacionit te furgonave dhe prane dy shkollave,asaj te  Gjimnazit te Bulqizes dhe shkolles 9 vjeçare.Parkimi i mjeteve  ne te dy krahett e  rruges eshte kthyer ne problem serjoz per banoret e e lagjes Gjeologu. Ne te gjithe pjeset e rrugeve  ku vijat e bardha  dhe tabelat orjentuese,  per kembesoret dhe automjetet  mungojne totalisht. Banoret e lagjes Gjeologu  shprehen se mungesa e sinjalistikave dhe vijave te bardha  jane shume problem sidomos per femijet . Jemi detyruar ti bllokojme vete rruget me mjete primitive,pasi bashkia nuk merr asnje mase per qarkullimin ne rruget dytesore.E vetmja mase e policese bashkiake ishte vetem kjo makine ku i ka vendosur sot pajisjen bllokuese.Nje tjeter banor shprehet se parkimi i makinave ne dy krahet e rruges ka bllokuar edhe hyrjet e pallateve,duke veshteresuar edhe jeten e banoreve.Situate e veshtire ne rruge ngelet edhe qarkullimi prane Gjimnazit te Bulqizes dhe shkolles 9 vjeçare .Edhe pse Gjimnazi eshte perballe komisarjatit te Bulqizes rruga ku futesh ne ambjentet e dy shkollave eshte e bllokuar nga makina.Banore dhe nxenes shprehen se ndjehemi mjaft  te rrezikuar,edhe pse jemi ankuar nuk eshte marre asnje mase,perkundrazi vete policia thote nje nga banoret i lejon vete.Eshte shume problem per te kaluar rrugen thote nje nga nxenesit.