Te fundit

Bulqizë, ndërtimi i Unazës, një investim i lënë përgjysëm dhe projekti i gabuar.

Ashtu si ndërtimi I Pedonales, një tjetër investim I lënë përgjysmë, është edhe ndërtimi I “Unazës në pjesën e poshtme të Qytetit të Vjetër”. Ndërtimi I kësaj unaze, përfshirë edhe ndërtimin e Pedonales, si dhe Fasadat e Pallateve në të dyja anët e saj, është dhe mbetet një nga projektet më të rëndësishme të investuara në Bulqizë, në 25 vite, që në tërësinë e tij, kap vlerën mbi 1 milion dollarë. Përveçse e lënë përgjysëm, ajo konsiderohet nga specialistët edhe jo funksionale, pasi në kryqëzimin me rrugën e Qytetit të Ri, duhej rreth rrotullimi, pasi në këtë gjendje që është ajo mbetet burim aksidentesh
Ndërkohë drejtuesit e mjeteve ankohen se ndërtimi I kësaj unaze është bërë pa standartet e duhura për mungesë totale të sinjalistikës, si dhe pusetave të vendosura gabimisht dhe të lëna të hapura, duke u bërë kështu burim aksidemtesh. Trotuaret e ngushta, të zëna dhe pjesore, përfshirë edhe pusetat e hapura, janë një tjetër pengesë për lëvizjen e banorëve, si dhe rrezik permanent për fëmijët e vegjël të pallatëve në anë të saj