Te fundit

Bulqize, nis viti I ri shkollor 2015-2016.

Si kudo ne vendin tone edhe ne Bashkine Bulqize, ka nisur sot viti I ri shkollor 2015-2016.
Me kete rast, Drejtoria arsimore dhe Bashkia Bulqize, kane organizuar ceremonine e hapjes se vitit te ri mesimor ne Shkollen 9-Vjeçare “Xhevdet Doda”, e cila eshte rikonstruktuar totalisht ne kuader te projektit: “Arsim Gjithperfshires per çdo femije ne Bashkine Bulqize. Moren pjese ne kete ceremoni, nxenes te shkolles, prinder, mesues, si dhe kryetari i Bashkise Bulqize, Melaim Damzi dhe drejtoresha e arsimit, Bedrie Manjani. Pershendeti me kete rast drejtoresha e kesaj shkolle, Lindita Kaja, e cila e vuri theksin tek kushtet mjaft te mira te krijuara ne kete shkolle per nxenesit si pasoje e ketij rikonstruksioni, kushte keto qe do t’i kishte zili kushdo……………….. dr. Lindita Kaja
Ne pershendetjen e saj drejtoresha e Zyres Arsimore, Bedrie Manjani, tha se kjo shkolle eshte bere pjese e jetes komunitare, qe i jep nje dimension te ri bashkepunimi shkolles dhe komunitetit
Kryetari i Bashkise Melaim Damzi, ne fjalen e tij pershendetese per nxenesit dhe mesuesit e kesaj shkolle, garantoi se Bashkia e re e Bulqizes do te bashkepunoi fort me drejtorine e shkolles per mirmbajtjen e kesaj shkolle ndertuar me standarde europiane per mesim dhe edukim
Nje pershendetje te veçante beri edhe drejtoresha e Shoqates Partner per Femijet, zonja Ingrit Xhons Jam shume e kenaqur qe vij ne hapjen e mesimeve ne kete shkolle te rikonstruktuar, ku ju te dashur nxenes ne kete vit te ri shkollor do keni kushte mjaft te mira per te mesuar, ndaj urojme nje vit shkollor shume te suksesshem per ju
Ceremoni te tilla te hapjes se vitit te ri shollor 2015-2016-te u zhvilluan edhe ne Gjimnazin e qytetit dhe Shkollen 9-Vjeçare Shefqet Tançi.
-Sipas burimeve nga Zyra arsimore mesohet se ne te gjithe rrethin e Bulqizes kane nisur mesimin 5700 nxenes, ne 22 shkolla, 4 prej te cilave te mesme te bashkuara dhe 2 gjimnaze, me 482 mesues.