Te fundit

Bulqizë, nis viti i ri shkollor 2016-2017 (VIDEOLAJM)

Fillimi i shkolles
Si kudo ne vendin tone edhe ne Bashkine Bulqize, ka nisur sot viti I ri shkollor 2016-2017.
Me kete rast, Drejtoria arsimore dhe Bashkia Bulqize, kane organizuar ceremonine e hapjes se vitit te ri mesimor ne Shkollat e Shupenzes. Cremonite u zhvilluan ne keto shkolla pasi qeveria shqiptare ka akorduar nje fond per rikonstruksionin e shkolles se mesme dhe asaj 9-vjecare ne Shupenze. Moren pjese ne keto ceremoni, nxenes te shkolles, prinder, mesues,mesues veteran, si dhe kryetari i Bashkise Bulqize, Melaim Damzi dhe drejtoresha e Zyrës Arsimore Bulqizë, Bedrie Manjani.

Ne pershendetjen e saj drejtoresha e Zyres Arsimore, Bedrie Manjani, uroi nxenesit dhe mesuesit per fillimin e ketij viti akademik dhe u kerkoi atyre mirekuptimin per sforcimin qe do tu behet per arsye te rikonstruksionit te dy shkollave. Me pas pershendeti per fillimin e vitit te ri akdemik edhe kryetari I bashkise Melaim Damzi duke u premtuar nxenesve dhe mesuesve te ketyre shkollave se me rikonstruksionin e tyre ato do te mesojne ne shkolla me standartet e duhura.

-Sipas informacioneve nga Zyra arsimore mesohet se ne te gjithe rrethin e Bulqizes jane regjistruar gjithsej 4175 nxenes nga ku 405 prej tyre ulen per here te pare ne bankat e shkolles ndersa ne shkollat e mesme ne te gjithe rrethin jane te regjistruar rreth 1169 nxenes. Nga keto vetem ne vitin e pare pritet te regjistrohen 415 nxenes. Stafi pedagogjik qe do te jape mesim kete vit per te gjithe rrethin do te perbehet nga 417 punonjes. Ne mbyllje te keyre takimeve kryetari I bashkise Melaim Damzi dha kete prononcim per mikrofonin tone.