Te fundit

Bulqizë, një tjetër rast i prerjes së pyjeve

th (1)Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, efektivët e policisë kanë goditur një tjetër rast.

Konkretisht në afërsi të fabrikës së përpunimit të zhavorrit është ndaluar shtetasi P.L, 32 vjec, banues në Fushë-Bulqizë. Nga policia është sekuestruar 8 m3 lëndë drusore “AH”, së bashku me kamionin tip “IFA”, me targë BZ 1591 A, që transportonte lëndën.

Kamioni, mësohet se nuk korrespondonte dokumentiacionin përkatës. Shtetasi P.L është proceduar penalisht në gjendje të lirë ndërsa lënda drusore dhe automjeti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për ndjekje të mëtejshme, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 205 i Kodit Penal.

MF/tvbulqiza.al