Te fundit

BULQIZE.PALLATI NË RREZIK SHEMBJEJE FLET INXHINIERI GJEOLOG

Pallati
200 banorë që jetojnë në këtë pallat në lagjen e re të Bulqizës vijojnë të jenë në rrezik për shkak të çarjeve të tij nga të gjitha anët. Për Inxhinierin Gjeolog, Sami Bruçi, çarja e ish pallatit të oficerave në lagjen e re të Bulqizës, ka ardhur si rezultat mos pastrimit të kanaleve kulluese, traverbankut të Shëngjunit si dhe ndërtimit të rrugës së Arbrit. Bruçi thekson se duhet një ndërhyrje e menjëhershme e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar jo vetëm për të zbuluar shkakun e vërtetë, por edhe për të parandaluar rreziqe të mëtejshme Banorë në ish pallatin e oficerave i cili rrezikon shembjen është edhe nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu. Ai thotë se për këtë problem është vënë në dijeni Bashkia Bulqizë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile. sipas Nënprefektit Muliu, tek banorët ekziston frika e shembjes së pallatit, ku rrezikon jetën e 200 banorëve Sipas inxhinierit dhe nëprefektit Muliu, rëshqitja e tokës shtrihet në një kilometër gjatësi drejt rrugës së arbrit ku janë dëmtuar deri tani disa godina, përfshirë edhe xhamin e vjetër të qytetit.