Te fundit

Bulqizë, perfundon dalja e rezultatit te zgjedhjeve edhe per keshilltare ne KZAZ-në 18.Bulqize

KZAZ-ja nr. 18 në Bulqizë, ka perfunduar në kohë optimale dhe pa kontestime nxjerrjen përfundimtare të rezultatave te votimit të 21 qershorit, për kryetar dhe këshilltarë të Bashkisë së Madhe Bulqizë. Kështu pas hapjes së kutive të votimit për këshilltarë, grupet e komisioneve të numërimit, nxorën rezultatet edhe për këshilltarët, ku dy vendet e para janë marrë nga dy forcat kryesore politike, PS dhe PD dhe në vendin e tretë LSI. Sipas rezultateve përfundimtare të shpallura zyrtarisht nga KZAZ, shumicën në këshillin e ri do ta ketë koalicioni I majtë I ASHE-së me 9852 vota, duke dalë kështu forcë e parë në këshillin bashkiak, APPD-ja është renditur në vendin e dytë me 5817 vota dhe PBDNJ-ja në vendin e tretë me 367 vota, por në pamundësi për tu përfaqësuar me këshilltar në këshill. Ndërkohë sipas të dhënave statistikore, për tre partitë kryesore, PS, PD dhe LSI, kemi këtë renditje; PS-2066 vota, PD-1555 vota, LSI-1457 vota, Sipas kësaj renditje shihet se LSI, ka patur rritje të ndjeshme, duke u afruar dukshëm me dy partitë e mëdha, por pa mundur t’I arrijë ata, duke u renditur kështu në vendin e tretë. Mbi bazën e këtyre rezultateve, KZAZ- bëri edhe shpërndarjen e mandateve sipas koalicioneve, ku ai I majtë I ASHE- do të përfaqësohet në këshill me 13 këshilltarë dhe ai I djathtë I APPD- do të përfaqësohet me 8 anëtarë këshilli. Ajo që bie në sy mbetet fakti se e majta edhe pse në shumicë, nuk I ka numrat e duhur për të marrë vendime të rëndësishme që kërkojnë ¾ e votave në këshill, gjë kjo që dikton konsensusin mes paleve në këto vendimmarrje dhe jo diktatit të një pale. Ndërkohë një tjetër risi në këto zgjedhje, për këshilltarë, mendojmë që përbën edhe shpërndarja e votave tek partitë e vogla të spektrit të majtë dhe të djathtë, që marrin jo pak, por shumicën dërmuese me 14 këshilltarë, karshi 7 këshilltarëve që marrin tri partitë kryesore, PS, PD dhe LSI. Ja si do të jetë përbërja e këshillit të ardhshëm, sipas subjekteve zgjedhore:
Partia Socialiste 3 keshilltare, Levizja Socialiste per Integrim 2 keshilltare, Partia Demokratike 2 keshilltare, Partia Mendimi I Djathte Liberal 1 keshilltare, Partia Balli Kombetar Demokrat, 1 keshilltare, Partia Levizja e legalitetit 1 keshilltare, Partia Republikane 1 , Partia Konservatore 1 , Partia Bashkimi Demokrat 1, Partia Ardhmëria Shqiptare 1, Partia Rruga e Lirise 1, Partia Aleanca per Demokraci e Unitet 1, Partia e Gjelber 1, Partia Demokracia Sociale 1, Partia Komuniste Shqiptare1, Partia G99 1, Partia e te Drejtave te Mohuara 1,