Te fundit

Bulqizë, pusetat e hapura përpara pallateve, rrezik për banorët

14459733_1826658840946164_2133886701_nPusetat e ujrave të zeza të lëna të hapura përpara pallateve janë një kërcënim serioz për banorët e Lagjes së Re në Bulqizë.

Banorë të ndryshëm të pyetur nga tvbulqiza.al shprehen se këto puseta ku shkarkohen ujërat e zeza, të cilat ndodhen përpara pallatit janë një kërcënim serioz për ta. Sipas tyre ka pasur raste kur në to kanë rënë fëmijët e vegjël të cilët kanë qenë duke luajtur përpara pallatit.

Ata shprehen se janë drejtuar disa herë në Bashkinë Bulqizë, por nuk kanë marrë zgjidhje për këtë problem, ku në shumë raste janë detyruar të ndërhyjnë vetë duke i mbyllur me llamarina.

Pusetat e hapura të ujërave të zeza janë edhe një burim infeksioni, sidomos kur këta të fundit gjenden në afërsi të rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm.

/tvbulqiza.al/

14463709_1826658860946162_100443997_n