Te fundit

Bulqize, rinis investimi per perfundimin e Pedonales se qytetit.

Keto dite, Bashkia Bulqize, ka rinisur punimet per perfundimin e ndertimit te Pedonales se qytetit. Keshtu pas perfundimit te fazes se pare te ndertimit te kesaj Pedonaleje nga qendra e qytetit ne shtrirjen lindore te tij, kane rinisur punimet per plotesimin e fazes se dyte te saj, nga qendra e qytetit drejt perendimit te tij. Per te mesuar me hollesisht ne lidhje me detajet e ketij investimi prej 39 milion leke te vjeter, dhene nga Fondi I Zhvillimit te Zonave Rurale, po bisedojme me Nenkryetarin e Bashkise, Adhurim Lika.
Keto punime, qe sipas afateve te tenderimit duhet te perfundojne brenda 120 diteve, lidhen me projektin prej 5 milion dollare per “Sistemimin e qytetit te Bulqizes” , ku perveç Pedonales me te gjithe aksesoret e saj, perfshihen edhe ndertimet e unazave ne pjeset e poshteme dhe te siperme, plus fasadat e pallateve ne te dyja anet e Pedonales.