Te fundit

Bulqizë, sekuestrohen 5 m kub lëndë drusore

bulqize1.09Në aksin rrugor Gjoricë-Bulqizë, është konstatuar nga shërbimet e policisë, një automjet tip “Ifa”, pa targa, duke  transportuar lëndë drusore. Pas verifikimeve të mëtejshme, nga policia ka rezultuar se prerja e druve është kryer në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve hetimore, shërbimet e policisë kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë drejtuesin e automjetit shtetasin E.K, 27 vjeç, banues në fshatin Bllacë, Bulqizë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

/tvbulqiza.al