Te fundit

Bulqizë, shkolla anekse në kushte skandaloze

Shkolla fushe
Kjo është shkolla anekse e gjimnazit “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë. Në këtë shkollë mësojnë rreth 50 nxënës nga klasa e parë deri në të pestën. Ndërkohë nxënësit dhe stafi pedagogjik po përballen prej vitesh me një sërë problemesh të cilat nuk janë zgjidhur. Problemet nisin që në oborr me praninë në sipërfaqe të ujërave të zeza. Ndërkohë në shkollë mungon edhe uji qoftë për pierje e qoftë për higjenë. Dyert e klasave ku mësojnë nxënësit janë të shkatërruara e të dëmtuara. Ndërkohë fëmijët thonë se nuk kanë patur asnjëherë energji elektrike, pasi edhe pse linja ka shkuar deri tek shkolla dhe është vendosur matësi, rrjeti i brendshëm elektrik është jashtë funksioni. Një tjetër problem është edhe çarja e mureve, duke rrezikuar dëmtimin e mëtejshëm të godinës.Banorët thonë se në shkollë nuk është investuar prandaj fëmijët mësojnë në ato kushte. Sipas banorëve është abuzuar me fondet e shkolla është po e njëjta. Ndërkohë shkolla anekse “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë është jo më larg se 2 kilometra nga qyteti i Bulqizës dhe është trup të jetë në një gjendje të tillë.