Te fundit

Bulqize/ Shperndahen çertifikatat e nivelit te trete, per brezin e pare, te 35 maturanteve te gjimnazit te mesem profesinal te gjeologji-minierave ne Bulqize.

Maturantet
Gjimnazi i arsimit te mesem profesional, te gjeologji-minierave, ne Bulqize, ka shperndare 35 çertifikata te nivelit te trete, per brezin e pare te maturanteve te kesaj shkolle, qe arrijne te diplomohen ne profilin e tyre, ne qytetin e njohur per mineral-nxjerrjen e kromit. Takimin e organizuar me kete rast, e pershendeti drejtoresha e Sherbimit Kombetar te Punesimit, Elira Demiraj. Me vjem mire qe qyteti jone i Bulqizes, çertifikon 35 maturantet e pare te arsimit te mesem profesional te gjeologji-minierave, per te vijuar ne te ardhmen me te tjera çertifikime profesionale edhe ne fusha te tjera, siç eshte ajo e turizmit malor, tha ne fjalen e tij pershendetese, kryebashkiaku Melaim Damzi. Deri katër vjet më parë, në Bulqizë askush nuk ishte kujdesur për të ngritur një shkollë të tillë profesionale, që lidhet direkt me trajnimin dhe punësimin, fill pas përfundimit të mësimeve. Por tashmë në ngritjen e shkollës së mesme profesionale të Bulqizës, një kontribut të madh ka dhënë kompania shqiptare AlbChrome, e cila është kujdesur që ta furnizojë këtë institucion arsimor si me bazë materiale, ashtu edhe me ngritjen e një laboratori për praktikën, apo duke mundësuar edhe pagesën e disa profesorëve. Një nga profilet në minierë ku pritet të angazhohen të rinjtë, është ajo e vagonistit armator, për të kaluar më pas në pozicionin e teknikut të minierës, që është edhe pozicion drejtues në nëntokë. Një nga profilet në minierë ku pritet të angazhohen të rinjtë, është ajo e vagonistit armator, për të kaluar më pas në pozicionin e teknikut të minierës, që është edhe pozicion drejtues në nëntokë AlbChrome, në vijim të traditës për t’i kushtuar rëndësi veç punësimit rinor edhe çështjeve sociale, është zotuar se studenti i parë që do të arrijë të regjistrohet në Universitetin e Gjeologji Minierave në Tiranë, do të mbulohet me bursë studimi nga vetë kompania, tha ne fjalen e tij kordinatori i Departamentit te Burimeve Njerezore, Sokol Kreçi. Drejtori i Zyres se Punes Bulqize, Asllan Daxha, tha se arsimi profesional ne punesim, do beje ndryshimin drastik per te rinjte e Bulqizes.