Te fundit

Bulqizë. Shpërndahen ndihma për familjet në nevojë

ndihmat

200 familje qe trajtohen me ndihme ekonomike dhe me trajtim invaliditeti te njesive administrative te Shupenzes,Gjorices,Ostrenit dhe Trebishtit te Bashkise Bulqize, kanë përfituar ndihma ne ushqime e veshmbathje nga projekti i Shoqatës “Qatar Charity”. Projekti, i kesaj shoqate qe shtrihet ne te gjithe Shqiperine kishte pergatitur keto pako ushqimore dhe veshmbathje te cilat sipas drejtuesve te shoqates kapnin vleren rreth 15 mije leke te reja per familje,ku kryesisht ishin vaj,oriz,makarona, sheqer e miell si dhe veshmbathje te ndryshme si atlete,kepuce,xhupa dhe kostume te ndryshme, te gjitha te reja.Listat e perfituesve ishin pergatitur nga Bashkia Bulqize,nepermjet drejtorise se ndihmes ekonomike dhe drejtuesit e njesive vendore.Shperndarja e ketyre ndihmave u be ne njesine administrative Shupenze ne palestren e shkolles.Drejtori i ndihmes ekonomike prane kesaj shoqate Shkelqim Hasula tha ne pershendetjen e tij se kjo shoqate ka vijuar me ndihmat e saj prej 25 vitesh dhe ka tre pjojekte kryesore ku mbeshtetet,si arsimi,ndihma ekonomike dhe projektet zhvilluese.Edhe drejtori i zyres se ndihmes ekonomike prane Bashkise Bulqize Haxhi Pulja falenderoi shoqaten per keto ndihma dhe tha se kjo eshte gjysma e finalizimit te projekti te shperndarjes se ndihmave per familjet me ndihme ekonomike, pasi ne pjesen tjeter do te trajtohen familje nga njesite e tjera bashkiake qe kane mbetur ne rrethin e Bulqizes.Ne asistuam ne keto dhurime dhe morem edhe pershendetjet e disave prej familjeve qe perfituan nga ky projekt.