Te fundit

Bulqizë, shtrohet iftari i fundit për vitin 2016 (FOTO)

3Shoqata “Jeta” ka shtruar iftarin e fundit për muajin e madhërishëm të Ramazanit 2016 për besimtarët e Bulqizës.

Fjalën hapëse në këtë iftar e mbajti imami i xhamisë së Bulqizës, Andi Topi, ku  falenderoi shoqatën “Jeta” për këtë iftar, por edhe besimtarët për pjesmarrjen.

Ky vit e ka gjetur shumë aktive xhaminë e Bulqizës, jo vetëm në shtrimin e iftareve, por edhe në shpërndarjen e ndihmave për familjet më në nevojë.

Ditën e djeshme u shpërndanë disa ndihma për një grup familjesh, në kuadër të aktiviteteve për muajin e Ramazanit 2016.

/tvbulqiza.al/