Te fundit

Bulqize/ Skema e re e ndihmes ekonomike, qindra familje perjashtohen nga marrja e ndihmes ekonomike

 

Rimi
Skema e re e ndihmes ekonomike, ka perjashtuar qindra familje te Bulqizes, nga perfitimi I ndihmes ekonomike. Keshtu nga 2130 familje qe kane aplikuar per muajin janar, vetem 1070 familje kane perfituar ndihme ne baze te perzgjedhjes elektronike. Pra rreth 1060 familje jane hequr nga skema. Bulqiza vendi I pasur me mineral kromi, njihet mirfilli si rajoni I banuar nga njerez mjaft te varfer, qe te vetmen mundesi jetese kane pikerisht ndihmen ekonomike. I shqetesuar per kete situate te krijuar ne Bulqize, kur gjysma e familjeve qe aplikojne per ndihme perjashtohen nga marrja e saj, prane ketyre familjeve ka ardhur edhe deputeti I qarkut te Dibres, Perparim Spahiu, I cili vizitoi me kete rast dy nga keto familje, ate te Sajmir balles dhe Sabedin Beqirit, familje keto qe pretendojne se jane hequr padrejtesisht nga marrja e ndihmes ekonomike. Drejtori i Sherbimit Social Haxhi Pulja shprehet se situata eshte shqetesuese, pasi mjaft prej familjeve te hequra nga skema, jane hequr padrejtesisht, pasi nuk perjashtohet edhe marzhi I gabimit te sistemit.