Te fundit

Bulqize/ Takim me librin.

libri
Ne kuader te Fushates Kombetare, “Takim me Librin”, zhvilluar nga Ministria e Kultures, bashkia Bulqize, ka organizuar ne nje nga sallat e Qendres se Kultures, nje takim me te rinjte e Gjimnazit, te titulluar “takohemi per nje liber”, me qellimin e sensibilizimit dhe ringjalljes se dashurise per librin, qe interneti duket se e ka zbehur mjaft. Ne kete takim te rinjte gjimnazista recituan pjese nga autore te medhenj si Shekspiri, Gete, por edhe nga autore vendas te permendur si; Kadareja, Agolli, Lasgush Poradeci etj, etj. Ne kete takim mori pjese dhe pershendeti edhe krijuesi Hajri Mandri. Kujdesi per librin ka rene gjate periudhes se tranzicionit demokratik, tha ne fjalen e tij inspektori I cultures se bashkise, Denis Novaku, pasi ne bibliotekat e shkollave, por edhe ne ate te Pallatit te Kultures, jo vetem qe nuk eshte pasuruar me tituj librash, por fatkeqesisht edhe eshte zvogeluar.