Te fundit

Bulqize vijon te jete  e renduar situata per shkak te reshjeve te dendura te debores.

Komunat

Edhe pse reshjet kane pushuar gjate mengjesit te sotem,situata ne rruge eshte mjaft e veshtire per shkak edhe te ngricave.    Aksi nacional  Bulqize-Peshkopi dhe Bulqize-Skuraj kalohet me zinxhire.Aksi  Qafe e Buallit deri ne qender te Krastes me zinxhir dhe me shume veshteresi per shkak edhe te terrenit te veshtire. Ura e Çerenecit-Librazhd e bllokuar Te bllokuar jane njesite Ostren,Trebisht.Po ashtu te bllokuar jane fshatrat e njesise Zerqan,Shupenze,Martanes dhe Fushe Bulqize.Edhe sot per minatoret e zones D nuk ka vijuar puna.Me te veshtire e kane puntoret qe rrine ne fshatrat e bllokuara,ku perveçse humbin diten e punes atyre u duhet te perballen edhe me rrugen e bllokuar per te shkuar ne shtepi,pasi rruget jane te bllokuar .Nderkohe banoret te njesive administrative Zerqan,Fushe Bulqize jane shprehur se situata eshte mjaft e veshtire edhe per ujin e pijshem pasi ne shume fshatra tubacionet e ujit te pijshem kane ngrire per shkak te temperaturave te uleta,prandaj kerkojme  nje nderheyrje urgjente thone ata.