Te fundit

Bulqizë, vijon trajtimi me djegie i mbetjeve urbane.

Ndër vite në qytetin e Bulqizës trajtimi I mbetjeve urbane vijon të bëhet me djegie nga ana e Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit. Një situatë e tillë përbën një shqetësim real për banorët e këtij qyteti. Vendgrumbullimi i plehrave në vijimësi ka mbetur Qafa e Buallit në të dyja anët e rrugës nacionale veri-jug. Aktualisht ata hidhen dhe digjen në pjesën jugore të Qafës së Buallit, duke shkaktuar një shqetësim real jo vetëm për minatorët dhe shoferët e transportit të mineralit që udhëtojnë për çdo ditë në këtë rrugë, por edhe për banorët e qytetit, pasi era, retë e tymit kancerogjen që prodhohet nga djegia e këtyre mbetjeve, I transferon përmbi qytet dhe më tej…
Problematika e trajtimit me djegie të mbetjeve urbane, ka çuar edhe në shqetësimin e vetë anëtarëve të këshillit bashkiak, pasi sipas tyre ish këshilli I vjetër bashkiak, në dy raste ka miratuar fonde për trajtimin e mbetjeve urbane me anë të groposjes së tyre dhe jo djegies. Në mbledhjen e fundit të radhës së këshillit të ri bashkiak, anëtari dhe ish anëtari I këtij këshilli, Lulzim Viçishta, I indinjuar ka ngritur problemin se ku kanë shkaur fondet e miratuara për trajtimin e mbetjeve urbane
Në lidhje me këtë problem shqetësues është shprehur edhe vetë kryetari I ri I Bashkisë Bulqizë, I dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit, Melaim Damzi, I cili jo vetëm që ka kundërshtuar trajtimin e mbetjeve nëpërmjet djegies, por e ka konsideruar krejt të pa pranueshëm depozitimin e mbetjeve në Qafën e Buallit, pasi ajo njihet mirfilli për erën e fortë që prodhon, gjë e cila bën që retë e tymit të përhapen jo vetëm në Bulqizës, por edhe më gjërë…