Te fundit

Bulqize, zhvillohet kampionati I volejbollit te shkollave te mesme.

Keto dite ne palestren e Shkolles 9 vjeçare “Xhevdet Doda” Bulqize, eshte zhvilluar kampionati I volejbollit te shkollave te mesme te rrethit. Aktiviteti u sponsorizua nga Forumi Rinor I PS ne rrethin e Bulqizes, nen kujdesin personal te kryetarit te PS Bulqize, Lefter Alla dhe u monitorua teknikisht nga Sport KLub Bulqiza. Moren pjese gjimnaziste nga shkollat Bulqize, Fushe-Bulqize, Zerqan, Shupenze dhe Ostren. Garimi mes ekipeve pjesmarrese u zhvillua me sistem eleminimi mbi bazen e hedhjes se shortit. Nderkohe vlen te permendet se perballjet mes ekipeve pjesmarrese u zhvillua me mjaft shpirt gare e rivalitet, duke krijuar nje mjedis festiv, shlodhes dhe te kulturuar edhe per pjesmarresit e shumte qe mbeshteten ekipet e tyre te zemres…… Pas garimit ekipi fitues u shpall ai I Gjimnazit te Fushe-Bulqizes, I cili mes brohoritjeve te te pranishmeve mori edhe kupen e ketij kampionati qe u ngrit lart nga kapiteni I ketij ekipi, Gesi Balla
Ne fund u be edhe shperndarja e medaljeve per ekipin fituas.
Ne me mikrofonin e TVBulqizes morem impresione nga pjesmarresit dhe organizatoret e ketij eventi sportiv.