Te fundit

Bulqize ,Zhvillohet mbledhja e muajit Shtator te keshillit Bashkiak e shtyre pak dite me pare. ( Video lajm)

Keshilli Bashkiak 1

Keshilli bashkiak i bashkise Bulqize ,ka zhvilluar mbledhjen e prapambetur te muajit shtator e cila deshtoi per shkak te mosmarrveshjeve te keshilltareve per vendimin e marre ne lidhje me parkimin e autobuzave dhe forgonave ne terminalin e percaktuar nga ana e Bashkise.
Mbledhje u zhvillua ne nje nga sallat e pallatit te kultures dhe pati nje termatike mjaft te ngjeshur ,prej 8 projekt vendimesh.Moren pjese ne mbledhje edhe kryetari i bashkise Melaim Damzi.
Mbledhjen e hapi kryekeshilltari Gazmend Kenga I cili prezantoi pikat e rendit te dites per kete mbledhje.
Vetem tre pikat e para te rendit te dites,ajo per dhenjen e ndihmes ekonimike,ndihmes financiare te familjeve ne nevoje dhe dhenje me qera kaluan pa debate,ndersa ne te gjitha pikat e tjera pati depate dhe perlasje mendimesh mes keshilltareve.
Keshtu keshilltari Myfit Durici kerkoi qe fondi shtese perj 6.5milion lek te reja te dhene nga bashkia per punimet plotesuese te pedonales, te kalojne per venjen ne funksion te kanalit te kullimit te ujrave ne lagjen Gjeologu qe qyteti dhe bisnesi te mos permbyten nga ujrat gjate motit me reshje,por kjo u kundershtua nga kryebashkiaku Damzi me pretendimin se ky fond nuk eshte I mjaftueshem per kete qellim.
Po keshtu debate pro dhe kundra pati edhe per miratimin e projekt vendimit per vendgrumbullimin e lendes drusore ne nje pike,dhe te lirohen hapesirat publike ku qytetaret i kane zene me dru prane pallateve, kjo u kundershtua nga disa keshilltare pasi sipas tyre kjo shkon ne dem te qytetareve per shkak se i ngarkon ata me kosto financiare.
Pika me e nxehte mbeti serish ajo qe kishte te bente me terminalin e parkimit te autobuzeve dhe forgonave te tranzitit,e cila u be shkak edhe per deshtimin e mbledjhes se rradhes te muajit shtator.
Keshilltaret propozuan qe te jepet nje leje per parkimin e furgonave te linjave brenda rrethit,ne nje tjeter vend me te pershtaeshem jasht terminalit. Por kjo u kundershtua nga drejtori i urbanistikes Zenulla Mehmeti,pasi bashkia nuk mund te jape leje pa perfundur plani i zhvillimit urban te territorit ne rrang vendi sipas VKM.
Ketu plasen edhe debate te forta,kur u shtrua pyetja se si e mori lejen e ndertimit terminiali kur ajo qenka e ndaluar deri ne plotesimi e planit rregullues urbanistik.
Pas pergjigjes qe befasoi keshilltaret ku terminali nuk kishte leje ndertimi nderhyri edhe pronari Ylber Hoxha qe provoi me dokumenta se zoteron nje parking me dokumenta te rregullta ligjore,por qe policia bashkiake nuk lejon forgonat qe te parkohen aty ,duke u bere presion me gjoba qe te shkojne tek terminali.
Pas debateve te gjata u vendos qe te ngarkohet komisioni i keshillit bashkiak per urbanistiken,qe dy kerkesat e ekshillit bashkik per parkimin e mjeteve te transportit ti kalojne drejtorise urbaistikes te bashkise per shqyrtim.