Te fundit

Bulqize,ende fshatra te bllokuara

hAPJA E RRUGES

 

Reshjet e dendura te debores te  cilet kane  4 dite qe kane pushtuar  rrethin e Bulqizes ,shume fshatra i ka izoluar  Pjesa me e madhe  rrugeve  te fshatrave Fushe   Bulqize,Zerqan,Martanesh,Shupenze,Ostren,Trebisht ende jane te pa hapura.  Sot me kameren tone ne beme nje pasqyrimm te rrugeve te disa njesive administrative. Banoret e fshatit Dragu  ne Fushe Bulqize shprehet se prej nje jave jemi te izoluar,dhe se deri tani nuk jane te hapur rruget,kam pas vajzen e semure shprehet nje banor  dhe  jam detyruar ta nxjerr ne krahe deri ne rrugen kryesore,per ta derguar ne spital. Situate e renduar vijon edhe ne shume fshatra te njesise Zerqan ku vete banoret jane detyruar te hapin rrugen me forcat e tyre. Jemi te izoluar thone ata pervec izolimit per disa fermere situata eshte edhe me e veshtire per shkak te bllokimit te rruges,ku nuk mud te furnizoje bagetine me baze ushqimore. Ali Muça banore i fshatit Orzhanove ne njesine adaministrative Ostren te bashkise Bulqize shprehet se kam udhetuar 5 ore ne kembe  nga Ostreni deri ne Shupenze   per te blere ilaçe,jemi te izoluar dhe se nga ana e bashkise nuk eshte marre asnje mase per hapjen e rrugeve,edhe pse jemi ankuar. Edhe pse ne  rrugen  nacionale BulqizePeshkopi  eshte punur per mirembajtjen e saj,ne shume segmente rruga ka probleme,pasi mungon hedhja e kripes dhe skorjes,me problematike situata ne rrugen nacionale paraqitet ne aksin Ura e Çerenecit deri tek ura e Topojanit,ku gjate dites se soteme ne vendin e quajtur Shupenze per shkak edhe te trafikut te renduar,per me shume se nje ore makinat ngelen te bllokuaar.Drejtuesit e automjeteve shprehen se rruga ne kete segmend  nuk mirembahet siç duhet nga firma.