Te fundit

Bulqize:Investim ne shkollen 9-vjeçare “Shefqet Tançi”

SHKOLLA SH TANCI

Rreth 700 nxenes te shkolles 9-vjeçare “Shefqet Tançi” ne Bulqize,do te kene mundesine te zhvillojne mesim ne kushte optimale fale nje investimi te qeverise dhe bashkise Bulqize. Me nje investim prej 80 milione leke te rinj kesaj shkolle po i behet nje rikonstruksion total te saj,perfshire sitemin e ngrohjes dhe ambjentet sportive.    Kryetari i Bashkise Bulqize,Melaim Damzi isnspektoi punimet e rikonstruksionit te shkolles 9-vjeçare Shfeqet Tançi,ku tha se investimet ne kete shkolle po ecin me riteme te shpejta dhe se per fillimin e vitit te ri shkollor 2019  kjo shkolle do te jete gati per nxenesit e saj. Investimi tha ai ne fjalen e tij ka nisur me vonese. Pasi edhe  vete banoret ne fillim te vitit shkollor nuk pranuan ti largojne nxenesit nga shkolla ku prinderit dhe nxenesit protestuan per pezullimin e mesimit ne kete shkolle duke refuzuar zhvillimin ne ambjetet e tjera,por qe tashme keta nxenes do te kene nje shkolle moderne.Nderkohe ne fjalen e tij Damzi tha qe ne po lobojme me qeverine  edhe pajisjne e sistemit te ngrohjes ne Gjimnazin e Bulqizes pasi aktualish sot mungon.