Te fundit

Bulqizw, RISHM-i takim me bizneset e kromit.

Takimi MEI
Pas aksidentit te ndodhur me 4 shkurt te ketij viti, ne minieren e Bulqizes, e cila administrohet mga ACR pjese e Balfin Grup, ku si pasoje e shperthimit te gazit te hidrogjenit ne nivelin e 21 te pusit nr.9, ku per pasoje humben jeten tre minatore Kinez dhe u plagosen 3 te tjere, sot ne Bulqize ka reaguar edhe MEI, e cila ka organizuar nje takim me bizneset e kromit qe veprojne ne zonen krommbajtese Bulqize=Martanesh. Ne kete takim i pranishem ishte edhe zv ministri i MEI Gezim Musabelli. Reparti I Inspektim Shpetimit te Minierave, prane Ministrise se Energjitikes dhe Industrise, ka mbajtur para bizneseve krommbajtese nje raport analize per zbatimin e rregullave ne pune ne minierat e Bulqizes. Qellimi i ketij takimi kishte si objektiv marrjen e masave per plotesimin e dokumetacioneve per plan programin e ketyre bizneseve, ku RISHM=i ka filluar edhe kontrollet ne te gjitha minierat kromenxjerrese ne Bulqize,per plotesimin e te gjitha kushteve te sigurise ne pune per minatoret.
Ne fjalen e tij,zv ministri Musabelliu u shpreh se tashme eshte miratuar nje ligj i ri per sigurine ne pune ku dhe ka marre nje tjeter emer i cili quhet Autoriti Kombetar per Sigurin ne Miniera e Emergjencave,ku nder te tjera ketu do te futen edhe punimet e tuneleve te Hidrocentraleve. Ky debat qe do zhvillojme, tha ai ne hapje te fjales se tij, ka per qellim qe te nxjerrim ne pah te metat dhe dobesite edhe ne punen bisneseve dhe ate te RISHM-it, qe te permiresojme me mire dhe te risim pergjegjesine tone te perbashket ne subjektet minerare qe drejtojme.
Lidhur edhe me aksidentin e fundit ne miniren Alb Chrome ai tha se eshte bere nje analize e detajuar ku dhe jane nxjerre konkkluzine se shkak i aksidentit ka qene prania e gazit te hidrogjenit qe kishte dale ne menyre te paparashikuar dhe ku dhe ka shperthyer si pasoje e nje shkendije elektrike. Nderohe prej ditesh ka qene edhe nje grup specilaistesh te ardhur nga Kina te cilet kane vijuar punen per monitorimin e gazit dhe se pritet rifillimi i hapjes se pusit ku punonte kompania nenktraktore Kineze, per hapjen e te ashtuquajturit pusi I thellesise.