Te fundit

Burime nga PD: Sherefedin Shehu, kandidat për kryetar bashkie në Dibër

 

sherefedin-shehu-655x356

Zëra nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se Sherefedin Shehu, do të jetë kandidati për kryetar bashkie në Dibër, në zgjedhjet e 11 shtatorit, raporton Ora News.

Shehu është aktualisht deputeti i Partisë Demokratike në Dibër që prej vitit 2009.

Nga PS ende nuk ka një emër për kandidat të kësaj bashkie.

Sherefedin Shehu është profesor dhe ekspert i financave dhe buxhetit, me experiencë 35 vjecare akademike dhe profesionale.

Në periudhën 2005-2009 ka kryer detyrën e Zëvendësministrit të Financave.

Në këtë detyrë është emëruar pas një karriere të gjatë si profesor dhe shef i katedrës së finacave publike, menaxhimit financiar, sistemit tatimor dhe auditit.

Ka punuar Drejtor i Thesarit dhe konsulent me projeketet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Institutit të Shoqërisë së Hapur (OSI) në Hungari dhe Institutit të Bankës Botërore.

Kandidaturat e Shehut nga PD vjen pas largimit të kryebashkiakut Shukri Xhelili i cili u shfaq në një video të publikuar në “Të Paekspozuarit” në Ora News, ku i kërkonte favore seksuale një vjaze në këmbim të një vendi pune.

/ tvbulqiza.al