Te fundit

Burrel, mbahet edicioni i dytë i festivalit mbarëkombëtar i këngës epike

Festivali
Është mbajtur edicioni i dytë i festivalit mbarëkombëtar i këngës epike, Burrel 2016. Ky festival i cili është kthyer në një traditë në qytetin e Burrelit, pati pjesmarrjen e instrumentistëve dhe këngëtarëve lirikë nga Gjilani, Suhareka, Skënderaj, Drenica, Shkupi, Tetova, Dibra, Bulqiza, Hasi, Lunxheri dhe Mati. Kryetari i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani, tha se kjo traditë do të vazhdojë e cila synon ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kulturore si komb:
Juria e cila përbëhej nga kompozitori i njohur Naim Gjoshi dhe Xhevdet Gashi e Ilir Shaqiri, Lindita Doda, e Asgan Haklaj, vendosën që çimin e parë ta merrte këngëtarja nga Drenica Naxhie Bytyçi, çmimin e dytë Xhevrie Vata “Ansambli folkloric Mat: dhe çmimin e tretë ansambli foklorik “Miridta”. Çmimin e kostumografisë e dha juria e piktorëve, ku më e festivalit u vlerësua, Ansambli “Pjetër Bogdani”, Has.