Te fundit

Burrel, 28-vjeçari qëllon me armë gjahu komshiun

skene-krimiNjë 28-vjeçar nga fshati Prrell i Burrelit ka qëlluar me armë gjahu komshiun e tij, si pasojë e një konflikti pronësie.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 21:00, ku 28-vjeçari me inicialet A.D, ka qëlluar me armë gjahu komshiun e tij, P.LL 55-vjeç.

Policia e Matit e ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin, i cili menjëherë pas ngjarjes është larguar.

/tvbulqiza.al/