Te fundit

Cani, inspektim ne Qarkun e Dibres

Ish ministri Shkelqim Cani, aktualisht deputeti Qarkut Diber, ka inspektuar punimet qe po realizohen ne qytezen e Ulzes, i cili shoqerohej nga kryetari i Partise Socialiste , Agron Malaj, dhe kryetari i Bashkise Mat, Nezir Rizvani. Ne Ulez punimet kane filluar qe ne shkurt te vitit 2016, per rikonstruksionin e rrugeve dhe te fasadave te ndertesave te paperfunduara ne qender te qytezes se Ulzes.Ministri Cani, u shpreh ne prononcimin e tij per median, se ne qytezen e Ulzes, punimet jane te domosdoshme, per banoret , si dhe per turiztet e shumte qe e vizitojne kete vend cdo vit, kryesisht ne stinen e pranveres dhe veres.
Ndersa kryetari i Bashkise Mat, Nezir Rizvani, u prononcua ne vijimshmerine e punimeve, si dhe ky investim eshte nje ogur i mire per banoret e Ulzes dhe te gjithe Matit.