Te fundit

Aktualitet

32 dibranët e zhdukur/ Dëshmia rrënqethëse: Janë në burgjet e Korfuzit në vend të Zani Çaushi

Për herë të parë pas 21 vitesh, Xhide Hoxha, e afërme e dy prej të zhdukurve nga Maqellara e Dibrës, hedh dritë mbi atë që ndodhi në mars të vitit 1996. Në një intervistë për ‘News24’, ajo tregon se djemtë e deklaruar nga autoritetet greke dhe shqiptare si të mbytur, teksa tentonin të largoheshin nga Shqipëria, janë gjallë dhe ndodhen ... Read More »

Ligji i plehrave/ Edhe juristët kundër Ramës

Në një letër të hapur, një grup individësh të pavarur, mes tyre edhe shumë juristë i kanë dërguar një letër të hapur Presidentit të Republikës, Bujar Nishani ku i kërkojnë mosdekretimin/kthimin e Ligjit nr.92/2016 datë 22.09.2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10463 datë 22.09.2011 “Për manaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar”. “Me anë të kësaj letre, duam ... Read More »

“Anulohet inaugurimi i Liceut në Tiranë, Kryeministrit nuk i pëlqeu boja pana”

Prej disa javësh Liceu Artistik tek ‘Rruga e Elbasanit’ në Tiranë i është nënshtruar rikonstruksionit dhe pritej që të inaugurohej, por është shtyrë për një ditë tjetër. Sipas denoncimit të bërë në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha, ka qenë vet Kryeministri Edi Rama që shtyu inaugurimin pasi nuk i pëlqeu boja pana e fasadës dhe urdhëroi që të lyhej përsëri. ... Read More »

Elbasan, biznesmeni u ekzekutua poshtë banesës së të fejuarës

Erion Millo ishte biznesmeni që u qëllua dje me dy plumba pistolete pranë “Stacionit të Trenit” në Elbasan nga persona të paidentifikuar. 37-vjeçarit i ishte zënë pritë nga persona të panjohur sapo zbriti nga makina për të shkuar tek banesa e të fejuarës së tij. Pasi u qëllua me armë, viktima tentoi të ngrihej në këmbë, por njëri prej autorëve ... Read More »

Nga nesër “fillon” dimri në Bulqizë, ja temperaturat

Që nga e hëna temperaturat në Bulqizë, pritet të ftohen. Ndërsa shi, mjegull e edhe ngrica do ta shoqërojnë vendin që nga e hëna. “Javën e parë të tetorit, masa të ftohta ajrore polare nga veriu i kontinentit do të fillojnë të depërtojnë mbi rajon që do të sjellin një paralajmërim të motit dimëror, me reshje shiu dhe rënie të ... Read More »

Basha: Ed Mashtrusi bëri autogolin e rradhës sot

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas video-monologut të përjavshëm të Kryeministrit Edi Rama, që sot foli për ligjin e plehrave. Kryetari i demokratëve thotë se sot Rama i bëri autogolin vetes me deklaratat që bëri për mbetjet, duke shtuar se në përfundim të mandatit të tij si Kryeministër kërkon të mbushë vendin me helme. Reagimi i kryetarit ... Read More »