Te fundit

Ceremoni nderimi per atleten Luiza Gega (Video)

Pak dite me pare keshilli Bashkiak I Bulqizes me propozim te kryetarit te Bashkise Lefter Alla votoi me vota unanime dhenjen e titullit “Qytetare Nderi” per atleten Luiza Gega,kampionen e europes ne garen e 3000 metra me pengesa,e cila mundi te dominoje duke arritur  te fitoje medaljen e arte.  Me kete rast Bashkia Bulqize ka zhvilluar diten e hene ceremonine e dhenjes se titullit “Qytetare nderi e Bulqizes” athletes Gega dhe titullin “Mirenjohja e Qytetit” per trainerin e saj Taulant Stermasi. Ne kete ceremony moren pjese Prefekti i Dibrës Nexhbedin Shehu, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër,Valentina Haliti Doda, trajneri Taulant Stërmasi, Deputeti Lavdrim Krrashi, gazetari i mirënjohur Defrim Methasani, aktori me origjinë shqiptare që ka luajtur rolin e Skënderbeut në shumë filma, Xhevat Lumani, të afërm të Luizës dhe shumë simpatizantë të saj. Mes tingujve te muzikes dhe kostumeve popullore te Bulqizes e Gollobordes,sportistja e shoqeruar edhe nga trajneri I saj Taulant Stermasi,dhe gazetari sportive Defrim Methasani, u prit ne qender te qytetit nga Kryetari I Bashkise dhe qytetare te shumte.Pas ceremonise se mikpritjes  “Me buk e zemer”,  kampionja dhe te ftuar te tjere zhvilluan nje takim ne zyren e kryetarit te Bashkise Lefter Alla, I cili I uroj kampiones mirseardhjen ne vendlindje dhe I shprehu asaj mirenjohjen dhe tha se ndjehej krenar per dhenjen e ketij titulli.                                     Me pas takimi u zhvillua ne pallatin e kultures ku nen drejtimin e gazetarit te mirenjohur Defrim Methasani  filloi edhe ceremonia e dhenjes se titullit.Pas ekzekutimit te hymnit kombetar dhe kercimit pershendetes te valltareve te pallatit te cultures Bulqize ju dha fjala Kryetarit te Bashkise Lefter Alla I cili ne fjalen e tij tha se rezultatet e saj, medaljet e arit dhe rekorded që ka arritur në garat ballkanike dhe të tjera ndërkombëtare, e kanë kthyer Luizën në një nga ambasadoret më të mira të Shqipërisë nëpër botë.                      Të pranishmit ne kete takim e e vlerësuan kampionen shqiptare si një nga emrat më të rëndësishëm të sportit të dalë nga Bulqiza, dhe si një burim frymëzimi për shumë të rinj e të reja që dëshirojnë të arrijnë majat e suksesit. Ne vijim kryetari I bashkise dhe kryetari I keshillit bashkiak I dhuruan medaljet Kampiones Luiza Gega dhe trainerit te saj Taulant Stermasi.  Mes duartrokitjeve te shumta dhe emocioneve e mori fjalen edhe Kampionja vajza nga Bulqiza Luiza Gega e cila tha se  “Sot ndihem më e emocionuar se kurrë. Vendlindja të jep emocione të jashtëzakonshme,dhe pjesemarrja juaj ketu eshte shume domethenese per mua.Ne perfundim te aktivitetit ne I morem nje prononcim trainerit te Luizes Taulant Stermasi dhe gazetarit sportive,moderatorit Defrim Methasani.